B360 është ambicioze të ndihmojë organizatat, kryesisht ato të biznesit, që të përdorin më mirë dhe
më thellë teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit.
B360 ofron shërbime profesionale me impakt të rendësishëm që i mundësojnë organizatave të përshpejtojnë
futjen dhe integrimin e sistemeve ICT, rritjen e besueshmërisë në to, uljen e kostove të operimit dhe rritjen e
produktivitetit.
B360 ofron zgjidhje të plotë me celesa në dorë për instalimin e rrjeteve, sistemeve të komunikimit dhe
ruajtjes së të dhënave, posteve të punës, aplikimeve individulale apo në grup, sigurisë, etj. Ne mund të
dizenjojmë, prokurojmë, konfigurojmë dhe vëmë në zbatim projektin tuaj IT të ardhshëm, duke ju kursyer
kohën dhe burimet njerëzore dhe financiare.
Casti i një avarie të rëndë nuk është momenti i duhur për të ndërtuar strategjinë e rikuperimit. B360 ju
asiston për të ndërtuar një plan veprimi që ti kthej sistemet në punë në një kohë fare te shkurtër me
humbje minimale të të dhënave.
Ne punojmë me klientët për të vendosur sisteme dhe procedura Backup për tu mbrojtur nga humbja apo
korruptimi i të dhënave.
Siguria e sistemeve dhe informacionit është një shqetësim dominues për të gjitha organizatat të cilat e
përdorin shumë Internetin dhe postën elektronike në punën e përditshme.
B360 ofron zgjidhje të sigurisë të avancuara të cilat përfshijnë firewall, anti-virus, anti-spam të
kombinuara kvto me procedura dhe metodologji pune adekuate.
Një skuadër e përgatitur për dizenjim dhe programim të software analizon thellësisht kërkesat që duhet të plotësoj aplikimi, përgatit arkitekturën, zhvillon dhe teston programin dhe në fund e zbaton atë. Aty ku zgjidhjet Saas/ Hosted sjellin avantazhe të rëndësishme për organizatën, B360 mund të udhëheq zgjedhjen e aplikimit më të përshtatshëm dhe të ofroj suport për zbatimin e aplikimit.
Një numër i madh i manaxherëve të biznesit nuk e kuptojnë në thellësi infrastrukturën IT të instaluar në bizneset e tyre. B360 u siguron atyre një analizë se cfarë sistemesh kanë, si po punojnë këto sisteme dhe ku duhet ndërhyrë për përmirësim. Ne vlerësojmë procedurat aktuale të IT për të parë nëse i përgjigjen nevojave të momentit të organizatës por edhe të strategjisë së rritjes së biznesit.
Mënyra më e lehtë për të evidentuar shpenzimet ICT është planifikimi për të ardhmen. Duke analizuar sistemet tuaja dhe duke kuptuar rritjen e biznesit tuaj B360 mund të hartoj rrugën ku do të zhvillohen rrjeti dhe aplikimet kompjuterike. Duke e ndjekur këtë rrugë organizata do të arrij një eficencë më të madhe të punëve si edhe rritje të jetëgjatësisë së pajisjeve të tyre.