Qëllimi parësor i B360 është që ajo të bëhet një shtojcë e vogël në organizatën tuaj, por që ju ofron vlerën e shërbimit që do të prodhonte për ju një sektor i tërë IT i punësuar prej jush. B360 operon ditë pas dite sistemet tuaja IT. Ky shërbim personalizohet për cdo klient. Paketa e shërbimeve outsource që ofron B360 përfshin:
Stafi i B360 ju ofron suport për gjithë ciklin e jetës së një sistemi kompjuterik, që nga momenti i
blerjes deri në atë të eleminimit. Shërbimet e suportit janë të përshtatura për mjedisin tuaj të
biznesit.
Do të lëvizni në një zyrë të rë?
Do të instaloni një sistem të
ri operimi?
Do të transferoni dhe konvertoni të dhënat tuaja?
Do zgjidhni cili është laptopi më i përshtashëm për stilin e punës tuaj?
Do të ndërtoni një strategji
për digitalizimin e një procesi deri tani manual?
B360 mund ti bëj të gjitha këto për ju.
Ne dokumentojmë cdo proces për të garantuar vazhdimësinë dhe saktësinë.Madje ne edhe i trajnojmë
përdoruesit për gjithë ndryshimet e bëra.
Përmes Helpdeskut, B360 asiston klientin për të zgjidhur sa më shpejt, mundësisht në kohë reale, një problem të castit që pengon mbarëvajtjen e punës së momentit. B360 përdor teknologji të avancuara të asistencës në distancë për zgjidhjen imediate të shumicës së problemeve që lindin me kompjuterat, serverat, pajisjet aktive të rrjetit dhe aplikimeve në desktop.
B360 instalon sisteme mbrojtjeje të informacionit dhe komunikimit brenda organizatës tuaj në përshtatje me natyrën e operimeve tuaja. Ne analizojmë rrjetin për të identifikuar pika vulnerabile dhe përmiresojmë rregulloret e punës për të forcuar mbrojtjen nga risqet që vijnë nga brenda dhe jashtë organizatës tuaj. B360 nuk ofron vetëm programe dhe politika mbrojtje si firewall, antivirus, antispam, përditësime kritike të programeve, etj, por garantojmë edhe monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për të parandaluar dëmtimin apo vjedhjen e informacionieve tuaja.
Sistemet e rrjetave kompjuterike po bëhen më komplekse nga viti në vit. Mirëmbajtja e tyre nga vetë organizata mund të kthehet në një cështje aspak komode, prandaj mund të jetë më e dobishme ta delegoni këtë detyrë tek B360. Në një cmim të vetëm ju do të përfitoni planifikimin dhe dizenjimin e pjesës hardware dhe software të rrjetit, integrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të rrjetit, supervizim dhe mbrojtje nga hakerat.
Kur flasim për një zgjidhje Web, B360 ju siguron një zgjidhje komplete me celësa në dorë: dizenjim grafik të faqes Web, asistence ne krijimin e përmbajtjes së faqes, programimi i faqes dhe hostimin/ngarkimin në internet. Cilado qoftë madhësia dhe kompleksiteti i faqes tuaj Web, B360 do t'ju grantojë një zgjidhje shumë profesionale. Që nga momenti që faqja juaj Web është lancuar, B360 mundëson ndryshimet dhe përmiresimet e saj.