Sisteme të telekomunikacionit


Objektivi ynë kryesor është të instalojmë rrjete të qëndrueshem, me funksionalitet të lartë dhe me cilësinë më të lartë të kabllimit. Jo më pak e rëndësishme është estetika e instalimit. Duhet bërë ekspozimi me minimal i mundshëm i kabllove pajisjeve dhe një paraqitje të këndshme për syrin në pjesët ku ekspozimi është i paevitueshëm. Kabllimi difektoz dhe i shpërndarë keq, ngadalëson rrjetat dhe krijon komunikim jo eficent. Skuadra jonë e kabllimit ka trajnimin dhe eksperiencën e duhur për shtrime kabllosh që nga mjediset më të vogla dhe delikate deri tek godinat më të mëdhaja me qindra pika lidhjeje. Sistemet e telekomunikimit që B360 instalon, konfiguron dhe mirëmban janë:

  • Integrim Data -Voice. Centrale telefonik PABX.
  • Sistem kamerash dhe ekranesh (web-kamera, kamera sigurie, ekrane monitorimi).
  • Sisteme sigurie të integruara (alarm zjarri dhe vjedhjeve, survejim me kamera, sisteme të kontrollit të hyrjes, etj.).



  • Kabllim në rrjete data/voice/video bakri dhe/ose fibre optike.
  • Linja telefonike, linja DSL, priza telefon/ data, shpërndarës sinjali televiziv.
  • Rak dhe panele fishash Data / Voice
  • Dizenjim dhe integrim infrastrukture për dhomat IT

Produksion Media / Imazh


Cfarëdo kërkese për marketing apo trajnim të ketë organizata juaj, nëse kjo kërkese është e lidhur me video, multimedia apo publikim, B360 ka një zgjidhje për ju. Në bashkëpunim me partner me shumë experiencë në produksione video-audio, B360 ofron një rang të gjerë prodhimesh me porosi të fushave si më poshtë:

  • Spote publicitare për TV & Radio. Video për publikim në Web
  • Dizenjim i faqes Web
  • Dizenjim logo, kartëvizitë, fletë palosje, menu, poster, ftesë, broshurë, etj.
  • Dokumentarë
  • CD dhe DVD interaktive
  • Guida zanore dhe regjistrime zanore

B360